Politika

Salianji ironi Karamelos: Populli i revoltuar nuk e fal tradhtinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:13 - 19/03/19 |
ro ot

Pas deklaratës së deputetit më të ri të PD-së, Ligoraq Karamelo që është kërcënuar me jetë nga tre persona, vjen  dhe reagimi i parë nga rradhët e PD. Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një postimi në ‘Facebook’, teksa nuk kursen ironinë shkruan se Karamelo nuk njihet. Salianji shton se kërcënimet ndaj tij nuk kanë qenë politike, ndërsa thekson se një popull nuk e fal tradhëtinë.


“Ligoraq Karamelon e njihte pakkush si kandidat në fushatë dhe ai thuajse nuk dilte fare. Jam i sigurt qe nuk e kanë njohur as sot si deputet, dhe shyqyr që nuk e kanë njohur.


Kërcënimet nuk kanë qenë politike. Se nëse do e njihte populli i revoltuar nuk e fal tradhëtinë dhe trafikun e mandatit.”-shkruan Salianji.




Etiketa: , , , ,

Pas