Aktualitet

Salianji: Kriminelët qeshin, ndërsa qeveria shmang përgjegjësitë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:20 - 28/06/21 |
mapo.al

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Saianji, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në vend së fundmi.






Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Salianji shkruan se asgjë nuk është e sigurt, duke shtuar se qytetarët janë në ankth për jetën, pronën dhe familjen.


Ai për këtë akuzon qeverinë, që sipas deputetit të zgjedhur, ka shmangur përgjegjësitë. Më tej në shkrim, Salianji shkruan se Shqipëria ka nevojë për çlirimin nga krimi dhe ndëshkimin e tyre.







Statusi i Salianjit
“Asgje e sigurt!
Qytetarët në ankth për jetën,pronën, familjen!



Policia në prangat e krimit dhe e terrorizuar nga banditët patronazhistë me pushtet politik.
Kriminelet të pushtetshem dhe të lirë, tallen e qeshin me institucionet dhe vendin!

Qeveria vetëm dërdëllis për të shmangur përgjegjësitë!

Shqipëria ka nevojë për çlirimin nga krimi, për ndëshkimin dhe jo promovimin e kriminelëve, për mbajtjen e përgjegjësisë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim!”, shkruan Salianji.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas