Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë te një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me situatën e fermereve në qarkun e Korçës.
Salianji shprehet se fermerët prodhimet nuk kane ku t’i shesin dhe se ndryshimi vjen pas 25 prillit.
Statusi i Salianjit:
Në çdo shtëpi
Punojnë gjithë vitin dhe në fund mundin e hedhin në kanal. Ajo që në çdo vend do të dukej çmenduri, për fermerët e Korçës është kthyer në një ritual të dhimbshëm që përsëritet çdo vit. Njerëz të thjeshtë dhe punëtorë shohin se si pasuria e tyre e vetme humb vlerën për shkak se nuk kanë në krah qeverinë por e kanë përballë!
Ndryshimi do të vijë pas 25 prillit! Kjo betejë nuk është për karrige por për modele qeverisjeje!
Duke mbështetur alternativën e PD fiton fermeri
FITON SHQIPËRIA
Etiketa: Ervin Salianji, Fremeret, Korce