Aktualitet

Salianji me ish-kryetarët e PD në Korçë: Koha për bashkim të çdo kontributi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:56 - 12/08/21 |
mapo.al

Deputeti i zgjedhur i PD-së më 25 prill, Ervin Salianji të enjten ka lajmëruar kthimin e disa personaliteteve të Partisë Demokratike të rrethit të Korçës, duke theksuar se pas kontributeve të pandërprera në vite rikthehen edhe në degë për të vazhduar ndihmën e tyre.






Në një shënim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Salianji theksoi se askush nga këta nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe, por që me eksperiencën dhe njohjen e tyre kontribuojnë, jetojnë me ngjarjet e PD-së dhe i japin Partisë Demokratike.


“Berti Kotmilo ish kryetar bashkie, Bujar Isaku kirurg me reputacion ish kryetar dege, Isuf Saliçe doktor ish kryetar dege, Agron Haizsllari noter ish kryetar dege, Gjergji Papa pedagod ish kryetar dege, Gjergji Mero Dekan ish kandidat për Bashkinë Korçë…”, shkruan ai.







Sipas tij, demokratët kanë identitet të fortë, përkatësia i bashkon nga çdo ndasi dhe koha është për bashkim të çdo kontributi.

Lexo edhe :  Salianji: Ata që ëndërrojnë shkrirjen e PD do të zhgënjehen shumë shpejt


“Bashkë me Sorina Koti dhe drejtuesit e komanduar të degës, Ledina Alolli, Flamur Sala”, shkruan Salianji.



Shënimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë që pas kontributeve të pakdërprera në vite rikthehen dhe në degë për të vazhduar ndihmën aktivisht ish kryetarët e degës Korçë në vite dhe ish kryetarët e bashkisë të zgjedhur nga PD.

Askush nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe por me eksperiencën dhe njohjen e tyre kontribuojnë, jetojnë me ngjarjet e PD dhe i japin Partisë Demokratike.

Berti Kotmilo ish kryetar bashkie, Bujar Isaku kirurg me reputacion ish kryetar dege, Isuf Saliçe doktor ish kryetar dege, Agron Haizsllari noter ish kryetar dege, Gjergji Papa pedagod ish kryetar dege, Gjergji Mero Dekan ish kandidat për Bashkinë Korçë…

Demokratët kanë identitet të fortë, përkatêsia i bashkon nga çdo ndasi. Koha është për bashkim të çdo kontributi.

Bashkë me Sorina Koti dhe drejtuesit e komanduar të degës, Ledina Alolli, Flamur Sala.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas