Deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar sot drejtorin e Shëndetit Publik në Kolonjë që sipas tij është kapur në flagrancë për korruptim të policëve rrugorë dhe është liruar me urdhër partiak, ndërsa vijon ende detyrën.
Ai thotë se Pandi Cungu, aktualisht Drejtor i Shëndetit Publik në Kolonjë është arrestuar për korruptim të policëve.
Për më tepër ai thotë se është proceduar dy herë nga prokuroria por sërish vijon aktivitetin normal.
STATUSI I SALIANJIT:
“Në Tiranë ordiner që korrupton policët, në Kolonjë drejtor i Shëndetit Publik i Rilindjes.
Rilindja nuk është qeveri, është regjim propagande, ku edhe letrat anonime i shkruan vete dhe hallexhinjtë i korrupton në hall.
Drejtorët e Rilindjes kanë kriter të jenë gjobëvënës, të korruptuar, të pashkollë dhe inkriminuar.
Emërimet e Peleshit në Korçë janë vetëm një nga provat e këtij regjimi shushunjash.
Në Kolonjë Pandi Cungu është Drejtor i Shëndetit Publik por në Tiranë është ordiner që policia e arreston për korruptim dhe kuptohet qe e liron sapo ndërhyn partia!!
Shteti i Rilindjes dënon dhe shkatërron qytetarët ndërsa për rilindasit pavarësisht se kapen nga kamerat trupore të policisë me semafor te kuq dhe me para për të korruptuar policinë lihen të lirë dhe bëhen drejtorë. Kjo lloj specie del i lirë dhe vazhdon të drejtojë shëndetin publik te kolonjarëve.
I proceduar nga prokuroria dy herë dhe i kapur në shkelje drejtoruci i PS vazhdon aktivitetin e tij normal si drejtor ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë nëpër komisariate dënime dhe për gjoba të pamerituara”.