Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, duket se nuk ka ndërmend ta presë këmbëkryq vendimin e Gjykatës së Tiranës ndaj tij, në lidhje me dosjen “Babale”.
Në një postim në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të paraqesë prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve për këtë çështje.
Postimi i plotë
Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit, shumë zgjedhin ti dorëzohen “fatit” apo realitetit të dhimbshëm, unë kam zgjedhur të luftoj. Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve.