Aktualitet

Salianji publikon videon: Edi Rama, fatkeqësia e ekonomisë shqiptare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:15 - 29/06/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama se ka zhvatur shqiptarët me taksa të larta për 7 vite dhe se i la në mëshirë të fatit.


Në një postim në “Facebook”, Salianji duke iu referuar raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë shkruan se në çdo raport ndërkombëtar Shqipëria vetëm humbet pozicion për zhvillimin e ekonomisë.


Ai thekson se kjo situate duhet të marrë fund sa më parë dhe se opozita ka një plan të qartë dhe të realizueshëm që do të rikthejë normalitetin, ekonomi të zhvilluar, më shumë frymëmarrje për biznesin.


Postimi i plotë i Salianjit:


Për 7 vite me radhë, Edi Rama i zhvati shqiptarët me taksa të larta duke i vënë lekët e shqiptarëve në shërbim të oligarkëve të tij.

Për 7 vite me radhë kjo qeveri la në mëshirën e fatit shqiptarët që sot janë më të varfër se kurrë. Xhepat e qytetarëve zbrazen ndërkohë që klientët e Edi Ramës pasurohen dhe marrin miliona dhe në kohë pandemie.

Edi Rama është fatkeqësia e ekonomisë shqiptare. Këtë gjë nuk e fsheh dot më as propaganda e stisur prej tij. Në çdo raport ndërkombëtar Shqipëria vetëm humbet pozicion për zhvillimin e ekonomisë. Këtë gjë theksoi sot dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë:

“Është gjendja më e keqe në 8 vjet”-

Kjo situate duhet të marrë fund sa më parë. Ne kemi një plan të qartë dhe të realizueshëm që do të rikthejë normalitetin, ekonomi të zhvilluar, më shumë frymëmarrje për biznesin.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas