Aktualitet

Salianji: Rama të japë llogari për 3.4 mld € koncesione e PPP





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:46 - 30/03/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salinji përmes një videoje të publikuar në Facebook, kërkon nga kryeministri Rama të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesione e PPP që ka ndarë me oligarkët si edhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite.


“Qeveria duhet të merrte përgjegjësitë dhe t’iu jepte llogari qytetarëve se sa keq i ka shpërdoruar paratë e tyre këto 7 vjet dhe sot të merrte masa për të ndihmuar familjarë dhe sipërmarrje të cilët përveç pamundësisë për të mbyllur muajin kanë dhe ankthin e mbijeteses në të ardhmen!


Në vënd të llogaridhënies Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës!


Edi Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite, pastaj të pyesë qytetarët për 10 eurot e ofertës së internetit.”- shkruan Salianji bashkëngjitur videos.



Etiketa: , , , , , , ,

Pas