“Salillari”, në tender pa rivalë për “Unazën e re”

Shpërthimi i skandalit me kompaninë guackë “Dunwell Haberman” çoi në anulimin e tenderit për lotin e parë të “Unazës së re”. Por, në dy lotet e tjera, tenderat nuk u anuluan, edhe pse skema e prokurimit ishte po aq e dyshimtë sa në lotin e parë, me vetëm një ofertues të vlefshëm dhe një fiktiv.

Në të 3 lotet, ofertuesi fiktiv ka qenë e njëjta kompani, “Vëllezërit Hysa”, e cila duke marrë pjesë në garë – pa paraqitur ofertë financiare, – ka shërbyer si instrument për të legalizuar procedurën e dyshimtë të prokurimit.

Më konkretisht, në lotin e dytë, i cili kishte një vlerë 12.5 milionë euro, ofertuesi i vetëm i vlefshëm ishte “Salillari”, ndërsa kompania koperturë “Vëllezërit Hysa” nuk paraqiti ofertë. Si rezultat, garën e fitoi automatikisht “Salillari” me një çmim 12.5 milionë euro, pra gati sa 100 për qind e fondit limit.

Në lotin e tretë, tenderi u fitua nga kompania “Victoria Invest”, edhe kjo me ofertë të vetme 9.4 milionë euro, ndërkohë që kompania “Vëllezërit Hysa” ka shërbyer sërish si koperturë, duke hyrë në garë por duke mos paraqitur ofertë.



Skema e prokurimit është identike në të trija lotet, e në të trija rastet tenderi është fituar me 100 për qind të fondit limit, duke mos u kursyer taksapaguesve asnjë lek nga gara.

Por, ndërsa në lotin e parë tenderi u anulua për shkak të skandalit të falsifikimit nga kompania “DH Albania”, në dy tenderat e tjera, Autoriteti Rrugor vazhdoi me lidhjen e kontratave me “Salillarin” dhe “Viktoria Invest”, edhe pse skema identike e përdorur në të trija prokurimet hedh dyshime të forta se tenderi 40 milionë euro i ndërtimit të “Unazës” ka qenë i paracaktuar.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252