Aktualitet

Pasi shau shqiptarët, Salvini bën shqiponjën, fotoja bëhet virale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:01 - 08/04/19 |
mapo.al

Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, njihet si një nga politikanët me temperament jashtëzakonisht të lartë, promotor i politikave kundër emigrantëve dhe njëherazi euroskeptik. Edhe deklaratat e tij kundër shqiptarëve kanë bërë jo pak bujë, kur i quajti kriminelë dhe se do t’i kthente në vendin e tyre. Megjithatë, më pas Salvini u kujdes të sqaronte se e kishte fjalën për ata persona të përfshirë në veprimtari kriminale, por duke përsëritur se politikat e tij për emigrantët nuk do ndryshonin. Nuk munguan as komentet e tij kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kur tha se mirë do ishte që nëse ata (shqiptarët) hyjnë, ne (italianët), të dalim nga Unioni.




Komentet e Salvinit në rrjetet sociale kundër shqiptarëve


Mirëpo, në gjithë këtë energji dhe imazh negativ të krijuar prej atij vetë, Salvini ka surpizuar jo pak teksa ka pozuar përkrah dy shqiptarëve, madje duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. Fotoja është bërë virale në rrjetet sociale. Ministri i Brendshëm italian duket në foto me dy shqiptarë që banojnë në Itali, Tonin Nikolli dhe Zef Preçi, ky i fundit njëkohësisht edhe sipërmarrës në vendin fqinj. Sapo ata i kanë thënë se janë shqiptarë, Salvini është kthyer dhe ka bërë foto me ta pa u menduar dy herë.


Matteo Salvini duke bërë simbolin e shqiponjës

Moment domethënës ky për të treguar se Salvini nuk është realisht ai i cili “shpërthen” në rrjetet sociale apo deklarata të forta mediake kundër shqiptarëve, por thellë-thellë, duket që është një admirues i fqinjëve përtej Adriatikut të cilët në vendin e tij janë jo pak, por rreth 400 mijë, 120 mijë nga të cilët me shtetësi italiane.


Etiketa: , , , ,

Pas