Aktualitet

Salvini shpërthen kundër BE: Tufë gjarpërinjsh dhe çakenjsh, shkoni në djall





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:09 - 28/03/20 |
mapo.al

Kreu i LEGA-s, ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini akuzon ashpër Bashkimin Europian, për qëndrimin e ftohtë ndaj Italisë e cila prej disa javësh po përballet si ansjë vend tjetër me epideminë e COVID-19, duke shënuar shifra rekord të vdekurish ditë pas dite.


Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salvini nuk e fsheh zemërimin që ka ndaj Brukselit pasi Unioni nuk po arrin të miratojë ndihmën financiare për Italinë, duke iu drejtuar atyre me fjalët “gjarpërinj” dhe “çakenj”. Ndërsa paralajmëron se pas tejkalimit të pandemisë së koronavirusit, Italia do të shohë vendin e saj si pjesë e BE.

Reagimi i plotë
Neveri dhe përbuzje për këtë Europë. Duheshin 15 ditë për të vlerësuar se kush duhet ndihmuar dhe në çfarë mënyrë. Janë gjeni. Ndërkohë njerëzit po vdesin. Ky nuk është një Union por një çerdhe gjarpërinjsh dhe çakenjsh. Në fillim do të mposhtim njëherë virusin dhe më pas do të mendojmë për Europën. Dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të dalim prej saj dhe t’i themi lamtumirë, pa e falenderuar. Shkoni në djall.



Pas disa ditë rënie, Italia regjistroi sot shifrën rekord të të vdekurve me plot 969 persona të cilët humbën jetën 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa rritje shënoi edhe numri i të prekurve, me mbi 5 mijë persona.



Etiketa: , ,

Pas