Aktualitet

Salvini sulmon shqiptarët: Largoni banditët nga qytetet (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:00 - 18/04/19 |
mapo.al

Pas përleshjes së përgjakshme që ndodhi në Ferrara, ku në një sherr me thika u përfshinë 1 shqiptar dhe 2 nigerianë, vjen edhe reagimi i fortë i ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.



Salvini, me një postim në Twitter, ka deklaruar prerë se  tashmë është koha që banditët të largohen nga qytetet.



“Përleshje e madhe midis emigrantëve në lagjen Gad të Ferrara, ku u përfshinë një shqiptar dhe dy nigerianë. Më 3 Maj unë do të jem në qytet dhe në orët e ardhshme do të ftoj të gjithë prefektët që të nxjerrin urdher për të larguar banditët nga qytetet. Atje ku nuk arrijne dot kryetaret e bashkive, arrijme ne” – ka shkruar Salvini.


Pamjet që transmetuan mediat e huaja ishte tronditëse.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur ra përtokë me dëmtime të rënda në kokë, ndërkohë që një prej nigerianëve mbeti po ashtu i plagosur.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas