Sunday, December 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Samiti Berlinit/ Haradinaj: Të hapim kufijtë, jo të krijojmë të rinj

by ro ot
29/04/2019
in Kryesore, Politika
1

Konflikti Kosovë-Serbi është tema më e rëndësishme që u diskutua sonte në Samitin e Berlinit. Ky samit është thirrur nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emanuel Macron. Siç pohuan dy liderët në nisje të samitit, “sonte nuk pritet të ketë vendim për çështjen Kosovë-Serbi, por do të diskutohet mbi zgjidhjen”. Kësisoj, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është deklaruar haptazi kundër ndryshimit të kufijve ka deklaruar se të gjitha zgjidhjet do të vijnë sapo Serbia ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Më poshtë fjalimi i plotë i Ramush Haradinajt në Samitin e Berlinit, përpara Merkelit, Makronit dhe lidereve të shteteve të rajonit; të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë e Sllovenisë.



Ramush Haradinaj: Dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen time për këtë iniciativë të rëndësishme. Duke ndërmarrë këtë hap, ju keni krijuar një mundësi historike për të gjetur zgjidhje të qendrueshme për problemet që na kanë ndarë ne për një kohë të gjatë.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj mbështetjen e qëndrueshme gjermane për të drejtën e Kosovës në shtetësisë dhe integritetit territorial si një kusht për paqe në rajon. Kërkojmë nga ju të vazhdoni të shpjegoni dhe ta mbroni këtë të drejtë në BE, sepse si shtet i vogël nuk kemi kapacitete për t’i arritur të gjithë. Shpresoj që takimi i sotëm mund të rezultojë në një sens të ri të përgjegjësisë individuale dhe të përbashkët për të ardhmen tonë kolektive.

Është e qartë se ne nuk mund të ecim përpara derisa të pranojmë të vërtetën mbi të kaluarën dhe realitetin e së tashmes.

E vërteta e së kaluarës është se Kosova pësoi mizori dhe ne duhej të fillonim nga zeroja.

Realiteti i së tashmes është se Kosova tani është një shtet i pavarur – si dhe është duke shënuar progres politik, ekonomik dhe social.

Ky është realiteti që duhet të pranojmë për të ecur përpara. Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Unë dëshiroj të paraqes këtu para juve zotimin tim personal dhe të pakushtëzuar që unë do të kontribuoj për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë serbë. Unë e bëj këtë zotim pa pasur ndonjë ofertë nga Beogradi. Në fakt, është një zotim që ne e kemi aplikuar pasi kemi mishëruar të gjitha rekomandimet e planit të Ahtisaarit në kushtetutën dhe ligjet tona.

Njohja është pika fillestare për progres: nuk është pika përfundimtare. Pa njohje reciproke dhe respekt të ndërsjellë nuk mund të ketë progres. Njohja do të nënkuptojë tejkalimin e të gjitha pengesave tjera të progresit. Për shembull, nuk do të ketë nevojë për barriera tregtare, nga asnjëra palë.

Njohja nënkupton respektimin permanent të kufijve ekzistues. Kufijtë e rishikuar do të mundësonin fillimin e një valë të re të ndarjes etnike dhe ndoshta edhe fillimin e dhunës.

Ne kemi nevojë për unitet, jo për ndarje. Ne kemi nevojë për të hapur kufijtë tanë, dhe jo për të krijuar kufi të rinj.

Qeveria dhe parlamenti i Kosovës kanë mandatuar një platformë kombëtare si dhe delegacionin për fazën përfundimtare të procesit të dialogut me Serbinë, i cili do të rezultojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që duhet të jetë ligjërisht e detyrueshme për njohje reciproke.

Ne jemi të gatshëm, që sot, të finalizojmë të gjitha çështjet e pazgjidhura midis dy shteteve tona.

Kancelare, President, të nderuar Krerë të Delegacioneve Shtetërorë – ne ndajmë me ju jo vetëm një perspektivë evropiane, por edhe perspektivë globale. Ne nuk duam asgjë më shumë se të drejtat e njëjta siç i gëzojnë vendet tjera – dhe kjo duhet të përfshijë liberalizimin e vizave. Ne dëshirojmë të pranojmë përgjegjësinë tonë të plotë si anëtare e Aleancës Perëndimore, në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne besojmë se është në interesin e të gjithëve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë garantuese e zgjidhjes, së bashku me Bashkimin Evropian.

Dëshiroj të ju falënderoj për mundësinë që na keni ofruar të jemi këtu të gjithë së bashku. Ky është një moment i rëndësishëm për ne, dhe besoj se është i rëndësishëm edhe për të ardhmen e Evropës.

Fotoja zyrtare e Samitit

Tags: HaradinajnjohjeSerbia

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Mourinho ndjek talentin 70 mln euro, sinjal për Interin?

Mourinho ndjek talentin 70 mln euro, sinjal për Interin?

Comments 1

  1. I Njohuri says:
    5 years ago

    Pra eshte fillimi i fundit te zoteri Thaqi per idene antikombetare per permiresim te kufijve .Te lumte zoteri Haradinaj,u bene edhe burre ne tryezë nderkombetare pas luftes si hero i gjallë.

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In