Presidenti Ilir Meta deklaroi se Samiti i NATO-s në Bruksel përforcoi lidhjen përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i shtetit përshëndeti ftesën për anëtarësim të Maqedonisë Veriore.
“Samiti i #NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të #Maqedonisë Veriore, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në #Ballkanin Perëndimor”, shkruan Meta./BW/