Politika

Samiti i Poznan/ Merkel “sposton” Ramën, në krah të saj ulet Zaev






               Publikuar në : 16:01 - 05/07/19 |
mapo.alm

Ndërsa po zhvillohet dita e dytë e samitit të Poznan në Poloni midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të Bashkimit Europian, shihet të jetë ulur në krah të kancelares gjermane kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.


Fill pas tij shfaqet kryeministri shqiptar, Edi Rama.



Nuk dimë nëse Merkel e ka spostuar qëllimisht Ramën nga pozicioni i të preferuarit që mbante në Ballkan, për ta zëvendësuar me Zaev, apo është thjesht rastësi, por në një video të postuar nga vetë Zaev, ata të dy, Merkel e kryeministri i Maqedonisë së Veriut shfaqen të qeshur, e shkëmbejnë batuta.

Në këtë drejtim as Rama nuk mbetet pas. Pavarësisht se jo i ulur krah saj, kryeministri shqiptar ka ditur t’i tërheqë vëmendjen zonjës Merkel.

Zaev synon që të mos dalë nga ky samit pa marrë një konfirmim nga shtetet e BE-së, për hapjen e negociatave të pranimit në muajin tetor të këtij viti. Kësaj kërkese i është bashkuar edhe Shqipëria, që në samit është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama dhe nga Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë.

Të pranishëm në këtë samit të rëndësishëm përveç kryeministrave dhe ministrave të jashtëm të rajonit, janë edhe liderët e Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas