Aktualitet

Samiti i Zagrebit/ Yuri Kim: Do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:09 - 08/05/20 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shprehet se Amerika do të vijojë që të mbështesë fuqimisht reformat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


“Shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë, përpjekjet për reformat e nevojshme për t’u bashkuar me BE-në”, tha Kim.


Yuri Kim ka postuar mesazhin e Presidentes së KE-së Ursula von der Leyen e cila theksoi se “Nuk ka dyshim, Ballkani Perëndimor i përket BE-së.


“Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”.



Etiketa: ,

Pas