Sampdoria ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të Seris A pasi ka mundur 2-1 në tranasfertë Fiorentina-n në javën e tretë të kampionatit.
Ndeshja e luajtur në Artemio Franchi është zhbllokuar në minutën e 42-të me një penallti të Fabio Quagliarella-s. Me golin e shënuar sot, skuadra vjollcë është bërë viktima e preferuar e sulmuesit veteran në Serinë A (12 gola).
Vendasit kanë reaguar dhe kanë gjetur golin e barazimit në minutën e 72-të me Vlahovic.
Gjithsesi, Sampdoria ka arritur të marrë tri pikët falë golit të mrekullueshëm të realizuar nga Verre në minutën e 83-të.
Një gol që është bërë akoma më i vençantë nga asisti i mrekullueshëm i portierit Audero.
1
Etiketa: Fiorentina, Sampdoria