Teknologji

Samsung i ri Galaxy A80: Ndërtuar për epokën e live-it




               Publikuar në : 19:45 - 10/04/19 |
mapo.al

Dizenjuar për të apasionuarit e dixhitales që duan të bashkëveprojnë, luajnë dhe të ndajnë gjithçka në moment. Samsung Electronics zbulon të riun Galaxy A80 një smartfon i krijuar për mënyrën se si njerëzit po komunikojnë në Epokën e Live-t. Njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin smartfonët e tyre për të ndarë live – për të shkrepur foto sa më spontane, për të transmetuar video live për çdo ndodhi të momentit. Ne po transferohemi nga ‘epoka e selfit’ në ‘epokën e live-t’, ku njerëzit po preferojnë ndërlidhje më të sinqerta dhe kuptimplota. E ndërtuar për të nxitur këtë evolucion, Galaxy A80 ofron risitë bindëse: një ekran magjepsës, i plotë, kamera e parë revolucionare e Samsung dhe një bateri inteligjente.


“Konsumatorët janë në qendër të gjithçkaje që ne bëjmë dhe ata kërkojnë pajisje të personalizuara për mënyrën e tyre të jetesës. Armatosur me ekspertizën tonë, aftësitë në nivel global dhe njohuritë e pasura mbi konsumatorët, Samsung është i pozicionuar në mënyrë unike për të ofruar novacione për këdo “, tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit IT & Mobile Communications në Samsung Electronics. “Galaxy A ofron një varg modelesh në mënyrë që të gjithë mund të zgjedhin një pajisje që i përshtatet nevojave të tyre unike dhe u mundëson atyre të ndjekin pasionet e tyre. Galaxy A80 ofron karakteristika premium për të apasionuarit pas dixhitales që duan të përfshihen plotësisht në Epokën e Live-t. ”

Kapni botën ashtu siç e shihni

I krijuar me kamerën e parë rrotulluese të Samsung, Galaxy A80 i lejon njerëzve të kapin botën rreth tyre. Të tre kamerat shfaqen automatikisht nga pjesa e prapme e telefonit dhe rrotullohen kur përdoruesit zgjedhin modalitetin e selfit në aplikacionin e kamerës. Mekanizmi inovativ i kamerës siguron të njëjtën përvojë të jashtëzakonshme dhe të trefishtë të kamerës me të njëjtën lente me rezolucion të lartë, para dhe prapa, kështu që asnjehere nuk duhet të shqetësoheni për cilësinë.

Me kamerën kryesore 48MP, përdoruesit tani mund të shkrepin fotografi të gjalla gjatë ditës dhe natës. Kamera e thellësisë 3D e Galaxy A80 ofron video Live Focus duke skanuar objekte në përmasa dhe thellësi. Ndërtuar me një lente me kënd ultra të gjerë dhe me kënd të njëjtë shikimi si syri i njeriut, kështu që pozat tuaja të preferuara do mund të kapen me më shumë lehtësi.

Modaliteti i Qëndrueshmërisë së videove ju ndihmon të kapni lehtë përmbajtejn duke ulur lëvizshmërinë. Dhe me funksione të tjera inteligjente të kamerës si Optimizuesin e Skenës që mund të njohë dhe përmirësojnë deri në 30 skena, dhe zbulimi i të metave që identifikon automatikisht defektet para se të klikoni, ju kurrë nuk do të humbni shkrepjen e përsosur.

Me ndihmën e kamerës rrotulluese, njerëzit mund të përjetojnë një pamje të jashtëzakonshme me ekranin e parë të New Infinity të Samsung. Duke prezantuar ekranin e FHD + Super AMOLED 6.7 inç, Galaxy A80 ju sjell një përmbajtje me detaje sa më të gjalla, duke ju lejuar të zhyteni plotësisht në çdo lojë, video, foto dhe histori.

 


Etiketa: , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas