Teknologji

‘Samsung’ nxjerr disa detaje sekrete për ‘Galaxy S10’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:56 - 22/10/18 |
mapo.al

Gjiganti i telefonisë smartfone, “Samsung”, është i vendosur që për 10-vjetorin e kompanisë të ofrojë diçka plotësisht të re, për të festuar jubileun.






Drejtuesit kryesorë të kompanisë “Samsung” janë takuar kohët e fundit në Kinë për të diskutuar telefonin e ri që do të nxjerrin për përvjetorin e 10-të të “Galaxy S10”.


Informacionet e dala deri tani tregojnë se, “Samsung” do të përdorë një teknologji të re për njohjen e shenjave të gishtave. Tani do të mjaftojë që të vendoset gishti kudo nëpër ekran, dhe telefoni do ta njohë për ta zhbllokuar.







Po ashtu, sensorët që ndodheshin në pjesën e sipërme, do të mbulohen nga ekrani. E gjithë pjesa ballore do të jetë ekran. Sensorët dhe altoparlanti prej ku do të dëgjoni telefonatat, do të jenë po aty, të mbuluar me ekran. Teknologjia e fundit mundëson që sensorët të shohin që përtej ekranit, por përdoruesi nuk i sheh.




Një ndryshim i veçantë që pritet të ndodhë, është versioni “Edge”. Ekranet e “S10” nuk do të jenë më të kthyer në anë, por do të jenë plotësisht të sheshtë.



Sensorët po ashtu do të jenë poshtë ekranit.

Sensorët ultrasonikë do të jenë poshtë, por falë teknologjisë së re do të lexojnë informacion përtej ekranit.

Samsung S10 nuk do të ketë më “Edge”, harkimin te dy pjesët anësore të ekranit.

Edhe pjesa e sipërme ku ishin sensorët, tani do të mbulohet me ekran. 100 % e sipërfaqes do të jetë ekran.

Tani do të mjaftojë që të vendoset gishti kudo nëpër ekran, dhe telefoni do ta njohë për ta zhbllokuar.

Samsung pritet të sjellë risi të veçanta për përvjetorin e 10-të. Prandaj, S8 dhe S9 nuk panë ndonjë ndryshim të madh. Risitë u ruajtën për S10.

<
>
0-1 1-46 2 3-40 4-37 5-37 koka
1


Etiketa: , , ,

Pas