Teknologji

San Francisko ndalon përdorimin e teknologjive për njohjen e fytyrës







               Publikuar në : 17:10 - 15/05/19 |
mapo.al

Ligjvënësit në San Francisko kanë votuar për të ndaluar përdorimin e teknologjisë për njohjen e fytyrës. Ky është qyteti i parë amerikan që e miraton këtë masë. Teknologjia për njohjen e fytyrës nuk do të lejohet të përdoret nga agjencitë lokale, siç është autoriteti i transportit të qytetit.


Përveç kësaj, çdo plan për të blerë ndonjë teknologji të re të mbikëqyrjes tani duhet të miratohet nga administratorët e qytetit. Kundërshtarët e këtij vendimi thanë se kjo do të vë në rrezik sigurinë e njerëzve dhe do të pengojë përpjekjet për të luftuar krimin.

Ata që ishin pro kësaj mase thanë se teknologjia siç ekziston sot është e pasigurt dhe përfaqëson një shkelje të panevojshme në privatësinë dhe lirinë e njerëzve. Rregullat e reja nuk do të zbatohen për masat e sigurisë në aeroportin e San Franciskos ose në portin detar, pasi ato udhëhiqen nga agjenci federale dhe jo lokale.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas