Aktualitet

Sanitarja zhvati 8 mln lekë për pacienten me Covid – Sanatoriumi: Të hetohet!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:01 - 13/01/21 |
mapo.al

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar për sanitaren e arrestuar mbi të cilën rëndojnë akuzat për zhvatje ndaj një qytetareje, teksa i premtonte se do t’i vinte në ndihmë të ëmës së prekur nga koronavirusi.



Në një deklaratë për mediat, “Shefqet Ndroqi”  e dënon me forcë aktin korruptiv dhe të paligjshëm të Tire Alldervishit, dhe personeli i saj pohon se ndjehet i lënduar dhe i befasuar nga veprimi çnjerëzor i sanitares.


Spitali i kthyer në Covid-2 gjithashtu i bën thirrje autoriteteve kompetente të nisin hetimin për rastin në fjalë.



Alldervishi i mori mbi 8 milionë lekë të vjetra vajzës së pacientes me Covid-19, nën pretendimin se do ta ndihmonte në betejën me virusin vdekjeprurës.



Deklarata e spitalit “Shefqet Ndroqi”:


Pas kësaj, ky spital i njohur edhe si Sanatoriumi, që nuk kishte arritur ta kontrollonte situatën dhe të zbulonte atë që ishte duke ndodhur me pacientët e tij që po luftonin për të mbijetuar, shprehu indinjatë:

“Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, çnjerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ “Stop”.

Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Personeli shëndetësor i spitalit, duke u distancuar nga ky veprim, do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi.

Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti,” përfundon reagimin e tij, personeli i shërbimit shëndetësor “Shefqet Ndroqi”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas