Aktualitet

Sanksione kush destabilizon rajonin, ambasada e SHBA: Pse u përfshi Shqipëria














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:37 - 09/06/21 |
mapo.al

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me Urdhrin Ekzekutiv të miratuar dje nga presidenti i SHBA-ve Joe Biden, ku autorizohen sanksione ndaj personave të përfshira në aktivitete destablizuese, korruptive dhe anti-demokratike në Ballkanin Perëndimor.






Ambasada amerikane thotë se urdhri “është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike”, ndërsa e konsideron “një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”.


Ambasada e SHBA përmend edhe përfshirjen e Shqipërisë në urdhrin ekzekutiv të Biden, kjo për herë të parë.







Mesazhi i plotë i Ambasadës së SHBA




Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cenojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera.



Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhëri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.

LEXO EDHE:

Urdhri i Biden: Non grata në SHBA e sekuestrim prone kush kontribuon për destabilizimin e Ballkanit

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas