Gazetari i “Tagesanzeiger”, Enver Robelli deklaroi në ‘Debat’ se sanksionet e fundit të Thesarit amerikan ndaj disa politikanëve dhe biznesmenëve në rajonin e Ballkanit ishte një certifikatë mjerimi që tregon se qeveritë e këtyre vendeve të tëra nuk e kanë luftuar krimin dhe korrupsionin.
Sipas Robellit, një listë e zezë nuk i zgjidh problemet, por inkurajon shoqëritë që të tregojnë kujdes në individët që zgjedhin për t’i qeverisur.
“Kjo është një certifikatë mjerimi që e lëshon Uashingtoni ndaj rajonit, pasi kjo tregon që për vite të tëra vendet tona nuk kanë qenë të gatshme të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të fusin të akuzuarit për korrupsion në burgje apo t’i dënojnë. Ky është një moment që qytetarët të mendojnë se cfarë politikanësh zgjedhin. Ky është një debat që duhet të zhvillohet në shoqërinë tonë. SHBA kanë paralajmëruar që do të ndërmarrin hapa ndaj politikanëve të ndryshme të rajonit. Ky është një sinjal që inkurajon shoqërinë të ecë përpara. Por një listë e zezë nuk i zgjidh problemet”, u shpreh Robelli.