Kryesore

Sanremo flet ndryshe, në ditë të trazuara për Europën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:59 - 10/02/19 |
mapo.al

Festivali më i famshëm i muzikës në Europë, Sanremo, i mbajti notat kundër tendencave të fundit të politikës në kontinent, dhe kulmoi me mesazhin që dha, kur shpalli fitues këngëtarin me origjinë egjiptiane, reperin 27 vjecar Mahmood.






Në kohën kur në Europë po merren masa kundër emigrantëve, ku shumë politikanë po vijnë në pushtet me ide e teza nacionaliste, si në Hungari, Ceki, Poloni, kur në Gjermani e Austri po forcohen radhët e ekstremit të djathtë, dhe kur në Itali, Salvini është personazhi i ditës, ai që nuk lejon më anijet me të ardhur nga Afrika, të zbarkojnë në fund të cizmes, pikërisht në këtë orë, nga një qytezë e bukur e veriut të azurëve, nga San Remo, vjen një mesazh, një dush i ftohtë.


Fitues, më i miri, në kombimin me jurinë dhe votat e publikut, shpallet Mahmood. Salvini ka reaguar direkt. Ai përmend emrin e tij. “Mahmood…mah”, shkruan zv-kryeministri në rrjetet sociale. Dhe shton se ishte në favor të një kënge tjetër për vendin e parë.





Këngëtari i ri, është shprehur se është, se ndihet Italian, sepse ka lindur atje. Babai i tij është emigrant egjiptian. Nëna nga Sardenja. Arti Italian tregoi dhe një herë mbrëmë se nuk konformohet. Edhe një vit më parë, ishte një emigrat që pushtoi sallën Ariston.



Pikërisht, shqiptari Ermal Meta. Ky sinjal që vjen nga San Remo, është një shenjë guximtare, në një kohë të trazuar për Europën, ku shumë vende po bien në valën e nacionalizmit, dhe rikthimit të lavdisë së perandorive të dikurshme.



/Gazeta Mapo/

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas