Aktualitet

“Santiago Malko”/ E rrethuan tre automjete, tjetër video nga vrasja





               Publikuar në : 21:38 - 25/09/19 |
mapo.alm

Një tjetër video është siguruar, nga ngjarja ku mbeti i vdekur ish-efektivi Santiago Malko. Në pamje duket mjeti i viktimës dhe mjeti i autorëve që ekzekutuan ish-policin. Dyshohet që në këtë ngjarje janë përfshirë 8-10 persona të cilët e kanë mbajtur Malkon nën kontroll.


Video është marrë nga pamjet e sigurisë në afërsi të një lokali pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Në momentin e parë shfaqet një BMW x5 në drejtim të Santiago Malkos. Më pas shfaqet në mjet tip Volskwagen. Autori që ka ekzekutuar Malkon ka udhëtuar me një mjet tip “Benz”.



FOTO/ Kush është Ndoçja nga Vlora, një prej personave që dyshohet se ekzekutoi Santiago Malkon


Report Tv ka siguruar foton e një prej personave që dyshohet si një prej ekzekutorëve të Santiago Malkos. Dyshohet se është Fatmir Hyseni i cili njihet me nofkën Ndoçja nga Vlora.

1569437552_FATMIRHYSENI1.jpg

 

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka bërë publike detaje të reja nga vrasja e Santiago Malkos. Hoxha tha se përplasja mes dy grupeve kishte nisur më herët ndërkohë që porositësit e kësaj ngjarjeje janë jashtë shtetit, ndërsa deklaroi se Santiago Malko i kishte marrë peng babain.

“Kemi të bëjmë me një grup me aktivitet të gjatë. Janë tre ose katër atentate kur një palë ka goditur palën tjetër. Porositësit e këtij atentati dyshohet se janë jashtë shtetit. Santiago Malko kishte marrë peng babain e tyre lidhur me konfliktet që kishin pasur më herët. U desh ndërhyrja e skuadrës operacionale të bëhej e mundur kapja e personave që po përgatisnin një atentat. Ata kishin paguar 300 mijë euro”, tha Hoxha.

 

LEXO EDHE: 

Del video e vrasjes së Santiago Malkos, qytetarët ikin me vrap

Si në filma, atentati ndaj ish-policit me ndjekje dhe disa breshëri

Vrasja e Santiago Malkos, ky është i arrestuari Blendi Teta (FOTO)


Etiketa: , , , ,

Pas