Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo nuk i ka shpëtuar ironisë së një gazetari shqiptar.
Bëhet fjalë për gazetarin Furkan Saliu, i cili kishte zgjedhur të vishte një bluzë me figurat më të njohura shqiptare mbi të cilën shkruhej: “Sapo dolëm nga pylli”.
Ky veprim i gazetarit është bërë si kundërpërgjigje ndaj deklaratës fyese të kryeministres së Serbisë në adresë të liderëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i quajti si “njerëz që kanë dalë nga malet”.
Kjo deklaratë solli reagime të shumta, ndërsa u komentua gjatë edhe në rrjetet sociale.