Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është përfshirë në një aksident të vogël, sapo ka dalë nga Parlamenti.
Ndërkohë që një grup njerëzish protestonin, njëri prej protestuesve i ka dalë para motoçikletës së policit që paraprinte kryeministrin dhe makinat shoqëruese.
Pas motorit frenoi edhe makina në të cilën ndodhej kryeministri, duke bërë që të përplasej nga makina që e ndiqte pas.
Bois Johnson in car crash at Parliament. Just now. Security drives into back of his car as Kurdish protester runs into road. pic.twitter.com/k1kCplzyZ5
— Steve Bray #HoldThemToAccount (@snb19692) June 17, 2020
Nga fotoja duket qartë dëmtimi i makinës nga përplasja.
Policia ndaloi më pas personin që i doli para motorit dhe shkaktoi aksidentin.