Aktualitet

Sapo erdhi nga jashtë shtetit doli për xhiro, i riu nga Shkodra gjobitet me 700 mijë lek





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:12 - 19/03/20 |
mapo.al

Policia vijon të marrë masa, ndaj personave që shkelin aktin normativ, dalin jashtë orareve të lejuara, apo dalin për xhiro ndërkohë që janë kthyer nga jashtë shtetit.


Në Shkodër, gjatë kontrolleve për respektimin e vetëkarantinimit, është konstatuar shtetasi E. D., i kthyer nga Kosova më datë 17.03.2020, i cili kishte dalë nga banesa dhe është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë”, – thotë Policia.


Njoftimi


Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga Qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.


Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 78 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, si dhe janë bllokuar 78 mjete, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Korçë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë , 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.

Po dje, në Shkodër, gjatë kontrolleve për respektimin e vetëkarantinimit, është konstatuar shtetasi E. D., i kthyer nga Kosova më datë 17.03.2020, i cili kishte dalë nga banesa dhe është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas