Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 32-vjeçarit, këtë mbrëmje në Durrës.
I riu, i identifikuar si Jetmir Bregu, njihej dhe me emrin Ilir Kuçi.
Mapo mëson se ai është qëlluar sapo ka zbritur nga makina e tij, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Dyshohet se i riu është i përfshirë në aktivitete kriminale.
Policia e Durrësit raporton zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti.
Ndërkohë, autori/ët janë në kërkim nga policia, ndërsa në komisariat janë shoqëruar disa persona si dëshmitarë të ngjarjes.
6
Etiketa: Durrës, Ilir Kuçi, Jetmir Bregu, Video, vrasje