Aktualitet

Sarandë/ 26 kg kanabis në automjet, dy në pranga





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:59 - 23/10/19 |
mapo.al

Dy persona të moshës 30 dhe 47 vjeç janë vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi në makinë me të cilën po udhëtonin, policia gjeti dhe sekuestroi 26 kg lëndë narkotike, kanabis sativa.


Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip ‘Benz’ në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili transportonte lëndën narkotike.



Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Çuka”

Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis sativa në një automjet.

Vihen në pranga dy shtetas

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e rasteve në drejtim të fushës së narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Strukturat e Narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bashkë me Patrullën e Përgjithshme kanë bërë finalizimin e operacionit “Çuka” nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative.

Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arreatuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , ,

Pas