Një 20-vjeçar, i identifikuar si D.Sh., nga Prishtina, është arrestuar në Sarandë, pasi akuzohet për falsifikim kartëmonedhash.
I riu kishte bërë dje disa blerje në një dyqan me një kartmonedhë 50 euroshe të falsifikuar.
Një ngjarje tjetër ka ndodhur në një restorant në Ksamil, ku një 23-vjeçar nga Gjirokastra është goditur me thikë për motive të dobëta.
Ai ndodhet në Spitalin e Sarandës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Falsifikim monedhash”, shtetasin:
D.Sh., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1 Sarandë, 20 vjeçari ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
—-
Ditën e sotme, rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.