Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr.4 në Sarandë këtë pasdite.
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me iniciale R.M i cili sipas policisë duket të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Sarandë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.