Disa persona të paidentifikuar kanë grabitur dje në mbrëmje banesën e një biznesmeni në qytetin Sarandës.
Burime për mediat raportojnë se biznesmeni Sh.A ka në pronësi një linje autobusësh dhe banesa e tij ndodhet në lagjen nr.2.
Grabitja ka ndodhur kur në banesë nuk ishte askush nga familjarët. Sipas burimeve të para në banesë janë vjedhur vetëm bizhuteri.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorit/ve.