Aktualitet

Sarandë, ndalohet një i dënuar me 12 vite burg








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 17/05/19 |
mapo.al

Policia e Sarandës ka arrestuar një të dënuar me 12 vite burg. Në pranga ka rënë 41-vjeçari me inicialet H.XH, banues në zonën e Finiqit. 41-vjeçari ishte dënuar nga drejtësia greke dhe prej disa vitesh ishte në kërkim ndërkombëtar. Në vitin 2015-të, gjykata greke e ka dënuar me 12 vite burg, me akuzën e “Trafikut të narkotikëve”.


Njoftimi


Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia ka bërë të mundur kapjen e dy prej tyre të dënuar me 12 dhe 3 vite burg.


Njëri prej të kërkuarve, H.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq, gjykata i kishte dhene masen e sigurise Arrest me burg.


Gjykata e Sarandës ka vendosur paraprakisht masën e sigurisë “Arrest me burg” për arsye të njehsimit të vendimit të Gjykatës Greke e cila në vitin 2015 ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.


 

 

 

 


Etiketa: ,

Pas