Aktualitet

Sarandë/ Pronari i picerisë i ngacmon të dashurën dhe i sulet me thikë turistit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:14 - 08/07/21 |
mapo.al

Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, që mund të kishte pasur një fund tragjik nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë.






Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.


Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë.







Pronarin e picerisë me thikë në dorë mund ta shihni edhe në foton e siguruar nga Gazeta Mapo.



Kanë qenë persona të tretë që kanë ndërhyrë duke shuar sherrin që mund të kishte pasur një fund tragjik.



Ndërkohë policia ka proceduar sot penalisht për ngjarjen dy të rinj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.

1


Etiketa: , ,

Pas