Aktualitet

Sarandë – Zhupa: PS po shkel ligjin, zyrat elektorale pranë qendrave të votimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:29 - 14/04/21 |
mapo.al

Kandidatja e PD për Qarkun e Vlorës, ka denoncuar shkeljen e ligjit në Sarandë nga Partia Socialiste, pasi zyrat e tyre elektorale ndodhen pranë qendrave të votimit






Zhupa thotë se në këtë mënyrë ata duan të intimidojnë votuesit ditën e zgjedhjeve. Kandidatja për deputete e PD, bën me dije se kjo është shkelje e Kodit Zgjedhor.


Ina Zhupa i bën thirrje KQZ-së që të mbyllë zyrën e Partisë Socialiste, duke kërkuar që të ndërhyjë policia bashkiake.







Në mbyllje të deklaratës, Zhupa shprehet se çdo mënyrë që përdor PS-ja, s’do ta shmangë humbjen e saj në zgjedhjet e 25 prillit.




Deklarat e plotë nga Ina Zhupa



Ndodhemi përballe zyrës elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës.
Kjo zyrë është ndërtuar në shkelje të Kodit Zgjedhor. Pasi ngjitur me të në shkollën “Adem Sheme” ndodhen 2 qendra votimi, të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve, po ashtu përballë tyre tek shtëpia e fëmijes ndodhet një tjetër qendër votimi.

Lexo edhe :  VIDEO/ Gledis Nano emëron drejtuesit e rinj të Policisë në qarqe (EMRAT)

Kjo është e ndaluar me Kodin Zgjedhor por Partia Socialiste e ka zgjedhur mesa duket qëllimisht për të intimiduar zgjedhësit ditën e votimeve. Për t`i monitoruar zgjedhësit ditën e votimeve shkel në mënyrë të hapur Kodin Zgjedhor.

I bëj thirrje KQZ që të reagoje dhe të ndërhyje me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e kësaj zyrë elektorale që është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Zgjedhësit e Sarandës kanë të drejtë të zgjedhin të pa intimiduar dhe të pa vezhguar nga forcat politike ditën e zgjedhjeve me 25 prill.

Cfarëdo lloj manovre që tenton të bej Partia Socialiste nuk do ta shmangin dot nga humbja e datës 25 prill nga qyteti i Sarandës. Nga qarku Vlorë, ata do të marrin goditjen historike dhe do të kujtohen thjesht si një qeveri që nuk beri asgjë në 8 vite.

1


Etiketa: , ,

Pas