Kronika

Sarandë/ Zjarri në zonën e Marinës merr përmasa të mëdha, asnjë ndërhyrje për të shuar flakët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:01 - 31/07/20 |
mapo.al

Zona pranë ish-repartit ushtarak në Sarandë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, siç raportoi Mapo edhe më parë nëpërmjet pamjeve.


Në zonën që njihet si Marina, zjarri duket se ka marrë përmasa të frikshme ndërsa ende nuk ka ndërhyrje për të shuar flakët.


Siç duket në pamjet që sjell Gazeta Mapo, zjarri agresiv po merr përmasa të mëdha. Flakët që po përhapen me shpejtësi, kanë frikësuar edhe banorët dhe pushuesit e zonës.


Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. Marina, njihet si një ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit.


LEXO EDHE: 

Sarandë/ Zjarr i frikshëm në zonën e Marinës (FOTO+VIDEO)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas