Ish- presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy është zgjedhur kreu i partisë opozitare UMP.
Sipas BBC, ky shihet si starti drejt rrugës për të kandiduar sërish për president.
Sarkozy fitoi 64.5 përqind të votave, shumë më përpara rivalit më të afërt, Bruno le Maire.
Ai ishte nën presion për të fituar gjerësisht, duke shpresuar se nëse do merrte 70 përqind, do i mbante gjallë shpresat për t’i zgjedhje.
Sarkozy, 59 vjeç, fitoi 85 përqind të votave kur u zgjodh për herë të parë lider i partisë në vitin 2004.
Ai ka shërbyer si president nga viti 2007 deri në vitin 2012, por u largua nga politika aktive pas humbjes përkundrejt presidentit aktual, Francois Hollande.
UMP po përpiqet që të jetë efektive në opozitën e saj ndaj Hollande, pavarësisht se ky i fundit ka humbur shumë popullaritet në sondazhe.
Kandidatë të tjerë të mundshëm të UMP për presidencën mund të jenë edhe Alain Juppe dhe Francois Fillon.
Korrespondenti i BBC thotë se një përqindje më e ulët votash nga sa pritej për zoti Sarkozy, mund të inkurajojë liderët e tjerë të UMP të ngrihen kundër tij.