Shumë prej të arrestuarve pas kapjes më të madhe të kokainës të kryer ndonjëherë në Itali, kanë vendosur të rrëfehen, duke u dhënë hetuesve zhvillime të rëndësishme për pista të reja hetimore. Këtë e ka konfirmuar me telefon për “TriestePrima” kryeprokurori i kryeqytetit rajonal, Antonio De Nicolo. Të arrestuarit po i merr në pyetje gjyqtari Marco Casavecchia. Pas një raundi të parë në të cilin asnjë nga tetë të arrestuarit e parë nuk kishte folur, dhe më pak se një jave që kur nisi procesi i marrjes në pyetje, “më shumë se një person vendosi të rrëfehej”.
Sasia rekord e kokainës vinte nga Amerika e Jugut dhe shkarkohej në portin evropian të Triestes.
Mbi katër tonë kokainë, me 19 dërgesa të kontrolluara u sekuestruan në Trieste.
Gjatë operacionit, një agjent i infiltruar i dorëzohen 300 kilogramët e parë Castano Ramon Abel (kolumbianit të cilit banda e Martinez Quiroz dhe Antonio Prudente i kishin besuar operacionet e dorëzimit dhe informacionin mbi “emrat dhe kontaktet e blerësve e të grupeve të veçanta të kokainës) në Trieste. E gjitha kjo në mënyrë që kolumbianët të mos dyshonin për “vendin e sigurt”.
Nga bosi kolumbian e deri tek serbi Miljenovic Milan, si masa paraprake, autoritetet italiane kanë arritur të prangosin disa të dyshuar. 24 emrat e parë të hetimit janë: Castano Catano Ramon Abel, Lazzarato Adriano (Venecia), Ugo Mascioli (Bari), Sava Gheoerghiev Savov, Bozhidar Bozilov (Bullgari), Ujla Renacto (Shqipëri), Cirjau Constantin (Moldavia), Enri dhe Ervin Hardolli (Shqipëri), Luca Bellio, Antonio Prudente, Angel Maria Quiroz Martinez, Altin Lleshaj, Denis Kacaj, Moreno Demaj (Shqipëri), Giuseppe Giorgi, Francesco Megna, Ernesto Rizzo, Sasa Radivoje Vuckovic (Serbi), Erguen Isik, Krasovecët dhe Matjaz Razek dhe Dorde Kotlaja (Mali i Zi).
Lidhur me kapjen e sllovenëve, prokurori De Nicolo bëri të ditur se “ka aktivitete në vazhdim, por procedura për fletarrestet evropiane zgjasin rreth 30 deri në 40 ditë”.
Operacioni nisi në fillim të këtij muaji, kur Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes goditi ‘Clan del Golfo’, grupit kriminal që i janë sekuestruar 4.3 ton kokainë e 2 milionë euro, përfshirë mjete transporti si kamion dhe fuoristradë. Më 7 qershor u lëshuan 38 urdhër arreste, mes tyre janë edhe 2 shqiptarët, Enri dhe Ervin Hardolli, që rezultojnë të jenë vëllezër, djem të sh-kryetarit të komunës Rrethina në Shkodër.
Ndër emrat e të arrestuarve spikat ai i 33 vjeçarit me origjinë serbe Sasha Vuçkoviç. I arrestuar në Zagreb, atij i janë konfiskuar telefonat, një laptop dhe një makinë Skoda. Ai është i njohur për publikun në Ballkan për rrëmbimin e djalit të një biznesmeni të njohur në vitin 2010, në Beograd. Pas rrëmbimit pranë sallës së sportit, kopoja e bandës me shtatë persona përgjegjës për rrëmbimin e tij kërkoi një shpërblim prej 150,000 €. I riu kishte rënë në kurthin e organizuar nga Vuçkoviç së bashku me të dashurën e tij, duke e joshur viktimën. Dy bashkëpunëtorët e serbit ishin maskuar si policë dhe kishin rrëmbyer të riun duke e mbyllur në një bodrum.
/Liberale.al/