Ambientalisti Sazan Guri këtë të hënë kërkoi mbështetjen e Sali Berishës për çështjen e Butrintit.
“Duke pasur ikonat e arkeologjisë me vete, si zoti Apollon Bace duam që të kapet sot mikrofoni të mos kalojë ligji”, tha Guri.
Ndërsa Berisha iu përgjigj: “Unë e ndjek me vëmendje dhe do përdor zërin tim kundër këtij projekti korruptiv në Shqipëri dhe Europë. Shkatërrimtar për një pasuri përrallore të kombit shqiptar”.
Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë protestuar sot para Kuvendit kundër marrëveshjes për të dhënë me koncension Parkun Kombëtar të Butrintit.
Kujtojmë se, Komisioni për Politikën e Jashtme ka miratuar projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”. /Liberale.al