fbpx

Sport

Scaloni “fshin” Messin, ja cilët ngre në piedestal…





               Publikuar në : 20:43 - 09/10/19 |
mapo.alm

Argjentina do të zhvillojë dy teste miqësore, teksa mbrëmjen e sotme sfidon Gjermaninë, ndërsa katër ditë më vonë do të përballet me Ekuadorin. Në kuadër të dy ndeshjeve, trajneri Scaloni ka folur për media, ku veçoi dy lojtarë nga Kombëtarja e Argjentinës, duke “fshirë” Lionel Messin.


Sipas numrit një të stolit argjentinas, Dybala dhe Lautaro Martinez janë e ardhmja e ekipit, pasi përveçse janë lojtarë të mirë, ata janë edhe dy miq të shkëlqyer.



“Mendojmë që si Lautaro si Dybala janë thirrur, pasi do të jenë për shumë vite pjesë e Kombëtares. Në këtë grumbullim do të jenë ata që do të mbajnë flamurin e Argjentinës. Shpresoj që të paraqiten mirë. Janë miq të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe kjo është e rëndësishme. Ata janë e ardhmja e kësaj Kombëtareje.”



Etiketa: , ,

Pas