Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë

by us er1
10/06/2022
in Bota, Kosova, Kryesore
0

Kancelari Scholz kërkoi në Beograd vazhdimin e reformave, njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë.

Pas deklaratave në Prishtinë se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është shumë i rëndësishëm, kancelari gjerman Olaf Scholz sqaroi në Beograd se për këtë nevojiten reforma të mëtejshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kancelari tha se konkretisht bëhet fjalë për garantimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Scholz e vlerësoi reformën gjyqësore në Serbi duke shtuar në të njëjtën kohë se tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm.

Zemërim në Beograd lidhur me deklaratat për Kosovën

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë Scholz-i ishte shprehur edhe për përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për anëtarësim në BE. “Marrëveshja duhet të qartësojë përfundimisht edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëri-tjerin, të bëhen anëtarë të BE-së”. Kjo deklaratë për njohjen e Kosovës shkaktoi zemërim në Beograd.

Pas takimit me Scholz-in presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se ai po “dëgjon për herë të parë sot se nga BE-ja kërkohet njohje reciproke” duke shtuar se “ne nuk reagojmë ndaj presionit, pra që dikush na kërcënon dhe ne më pas duhet të bëjmë diçka.”

Scholz-i reagoi me qetësi ndaj zemërimit të Vuçiqit në konferencën e përbashkët për shtyp duke thënë se “tha diçka që është e qartë dhe se ndoshta kjo do të ndihmojë.”

Kancelari theksoi edhe një herë se synimi i tij është që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE “jo në një të ardhme shumë të largët, por sa më shpejt të jetë e mundur.”

Kritikë ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj Rusisë

Që para vizitës në Beograd Scholz-i i kishte sugjeruar Serbisë të ndryshonte kursin e saj në politikën ndaj Rusisë. Kushdo që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet t’i pranojë të gjitha direktivat dhe rregullat e lidhura me të. Sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Rusisë janë një prej tyre. Në Bograd Scholz-i deklaroi: “Ne presim që sanksionet të zbatohen edhe nga ato vende që janë të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE”.

Vuçiq tha se Beogradi e kishte dënuar sulmin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe organe të tjera, por se vendi i tij ka një qëndrim të ndryshëm ndaj sanksioneve, sepse Serbia gjendet në një “situatë shumë të komplikuar” kur është fjala për furnizimin me energji.

Kancelari Olaf Scholz e vazhdon nesër turin e tij në Ballkan me vizita në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. /DW/

Tags: BeogradkancelarKosovenjohja e KosovesOlaf ScholzRusiUkrainë

JU SUGJEROJME

Bardhi: Berisha nuk mund të fshihet më, ndërkombëtarët po flasin me zë të lartë
Aktualitet

Gazmend Bardhi: Berishës i intereson destabiliteti në Partinë Demokratike

10/06/2022
RENA zbarkon në Elbasan, kontrolle për të shpallurit në kërkim
Aktualitet

RENEA “blindon” Shkodrën, kontrolle për kapjen e “të fortëve”

10/06/2022
Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë
Bota

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

10/06/2022
Ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Izrael
Aktualitet

Ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Izrael

10/06/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë
  • Tifozët kuqezi hedhin shirita të bardhë në fushë
  • Gazmend Bardhi: Berishës i intereson destabiliteti në Partinë Demokratike
  • RENEA “blindon” Shkodrën, kontrolle për kapjen e “të fortëve”
  • Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In