fbpx

Kryesore

“S’duam përgjakje”, studentët refuzojnë Ramën: Kërkesat tona nuk negociohen






               Publikuar në : 13:53 - 10/12/18 |
mapo.al

Studentët për të gjashtën ditë radhazi kanë dalë edhe sot në marshim nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit, për  të protestuar kundër tarifave të larta dhe kushteve të studimit.


Pasi kanë dëgjuar deklaratat e Edi Ramës, i janë përgjigjur sërish me refuzim. Ata kane thënë se nuk ka negociata. “Nuk ka negociata, turp, turp”, kanë qenë këto thirrjet në kor nga studentët.



“Është shumë e thjeshtë, nuk kemi një përfaqësi dhe nëse dalin pak veta në tavolinë, ata mund të blihen. Ne kemi bërë disa kërkesa që janë të panegociueshme, kaq e thjeshtë është. Ata nuk na kanë pyetur kur i vendosën këto tarifa, prandaj as ne nuk pranojmë dialog”, tha një student për News24.

“Nuk duam të marrim premtime të rreme.  Sot është pika ku kupa ka nisur të derdhet. Ata nuk deshën dialog kur vendosën tarifat”, thanë ata

Një tjetër u shpreh si më poshtë: “Ne nuk kërkojmë largimin e ministrave dhe kryeministrave, por kushtet tona. Le ta rregullojnë ligji që studentët të kenë mundësi të ngrenë zërin. Deri nesër kemi dhënë ultimatum, pastaj do ta përshkallëzojnë. Nuk duam që studentët të plagosen dhe të gjakosen. Në grevë urie. Edhe e marta do të jetë  protestë paqësore, të mërkurën”, shtoi ai.


Etiketa: , , , , ,

Pas