Aktualitet

“S’duam të mbahemi më peng” – Karantina e dytë pritet me protesta në Francë (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:36 - 30/10/20 |
mapo.al

Qindra qytetarë francezë dolën të enjten shesheve të Parisit, në shenjë proteste kundër masave ekstreme për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.



Dyndja e manifestuesve futi në kaos trafikun në autostradat hyrëse.


“Nuk duam të mbyllemi në karantinë. Na ka ardhur në majë të hundës shtetrrethimi dhe çdo gjë tjetër. E kuptojmë që bëhet fjalë për virusin, por nuk mund të lejojmë marrjen peng. Kjo është e tepërt”, u shpreh një parisian.




Francezët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi përveç kur bëhet fjalë për arsye mjekësore, apo punë të detyrueshme.


Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca rrezikohet nga një valë e dytë e pandemisë, “që padyshim do të jetë më e vështirë se e para”.

Vdekjet ditore Covid-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që nga prilli, dhe të enjten, autoritetet raportuan 47,637 raste dhe 250 vdekje të reja.

Lexo edhe :  557 të prekur sot me Covid-19, qytetet ku u shënuan rastet e reja

Mediat raportojnë se shumë parisianë janë larguar nga qyteti – dhe apartamentet e tyre shpesh të ngushta – për të kaluar bllokimin në fshatra.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas