ShowBizz

“S’e kam luajtur kartën diva”/ Soni Malaj tregon çelësin e suksesit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:27 - 22/05/19 |
mapo.al

Soni Malaj ka një karrierë të gjatë muzikore dhe është padyshim një nga këngëtaret më të pëlqyera të publikut. Por si e ka arritur këtë gjë Soni? E ftuar në emisionin “Tempora”, këngëtarja u shpreh se gjithnjë ka preferuar të qëndrojë me këmbë në tokë dhe se kurrë nuk e ka përdorur kartën e suksesit karshi njerëzve që e kanë rrethuar ndër vite.


“Në radhë të parë duhet të jemi absolutisht njerëz. Kjo është gjëja kryesore. Të gjitha gjërat e tjera shkojnë-vijnë. Një ndër faktorët që më ka mbajtur gjatë në karrierë është se unë asnjëherë nuk e kam luajtur atë kartën “diva”. Në mënyrë absolute, kategorike që jo. Kartën e suksesit “a e dini kush jam unë”, jo, kjo është shumë e gabuar! Në marrëdhënien me njerëzit, edhe kur kanë bërtitur jam munduar që t’i kuptoj, toleroj, nuk diskutohet edhe t’i them gjërat. Kur je i lindur për të bërë këtë gjë, bën këtë gjë dhe nuk bën dot asgjë tjetër”- tha Soni Malaj.





Etiketa: ,

Pas