Aktualitet

Balla lëshon gojën, sulmon dhe fyen Metën nga Kongresi i PS





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 29/02/20 |
mapo.al

Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së bëri fjalimin hapës në ditën e dytë të Kongresit të PS-së. Në fjalën e tij, Balla u ndal tek marrëdhënia e mazhorancës me presidentin aktual Ilir Meta duke theksuar se e zgjodhën si më të mirin e opozitës.


“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin demokratike, siç e tha dhe OSBE-ODIHR, treguan se molotovi dhe dhuna ishin të drejtuara nga opozita e rrugës. Shqiptarët e kundërshtuan dhunën, pjesëmarrja dhe rezultate konfirmuan fitoren e padiskutueshme, mospjesëmarrja lidhet me paaftësinë për të na dalë kundërshtarë. Shqiptarët ne na shohin si e keqja më e vogël, nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e radhës. Na kritikojnë pse zgjodhëm Metën presidentë apo koalicionit, treguam se nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme. Bëmë më të mirën dhe Metës i dhamë hakun, si më i miri në fushën e opozitës zgjodhëm Ilir Metën. Nuk e parashikonin se do shndërrohet si Enver Llapa që u nxjerr gjuhën njerëzve te “21 dhjetori? Protesta e dhjetorëve ishte mundësia e mirëseardhur. Por mos harrojmë që erdhi edhe në emër të besimit të Ramës, si shpresa e vetme për ndryshim. Reagimi ynë, ishte i duhuri edhe pse me vonesë. Viti 2020 është kthesa historike për shqiptarët”, tha Balla.


Balla nuk la pa përmendur tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Para fjalës së tij hapëse, në Pallatin e Kongreseve ku u mbajt 1 minutë heshtje për viktimat.


Sekretari i Përgjithshëm theksoi se u përballua me dinjitet dhe ishte momenti kur të gjithë shqiptarët u bënë bashkë.


“Të bind personalisht çdo lider, jo vetëm që duhet ndihmuar Shqipëria. Vëmendje ndërkombëtare dhe ndihmë financiare. E paimagjinueshme si u strehuan mijëra njerëz në hotele, se si në kohë rekord u sistemuan në shtëpi me qira, në çadra dimërore. U thamë çdo familjeve se ti nuk do të jesh vetëm. E përballuam me dinjitet edhe pse duhet ta themi se kurrë më parë vendi nuk ishte përballur me këtë situatë apokaliptike, si rrallë herë u bën të gjithë bashkë. Kulmoi me një shpërthime të çartura klithmash, politikanë, njerëz të trembur nga reforma në Drejtësi pas konferencës së Donatorëve, të gatshëm për të përdorur koronavirusin për të nxitur ankth dhe panik. Ne kemi një kontribut konsekuent. Kontributi i socialistëve ka spikatur edhe në momente të vështira, piramidat në 97, në luftën e Kosovës, beteja për transparencë në zgjedhje. Kulmuan me vendosjen kundër të Reformës në Drejtësi me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin në çizme”, tha Balla.


Etiketa: , ,

Pas