Teknologji

Së shpejti gomat e makinës pa ajër, mësoni detajet






               Publikuar në : 22:15 - 12/07/19 |
mapo.al

Të kontrolloni gomat e makinës për ajër duket se do kthehet në nostalgji. “Michelin” dhe “General Motors” (GM) kanë bashkuar forcat për të sjellë gomën e parë pa ajër në treg në vitin 2024. Të quajtura “Unique Punctureproof Tire System” (UPTIS) ato do të kenë një strukturë të lehtë dhe të fuqishme që mund të përballojë relieve të vështira.


GM dhe “Michelin” gjithashtu kanë marrë parasysh aspektin ekologjik, një gomë që nuk shpërthen dhe nuk dëmtohet nga ashpërsia e asfaltit, lejon të prodhojë më pak mbetje. Së fundmi, UPTIS, në versionin përfundimtar, do të ketë edhe karakteristika të tjera si “komunikimi” i kushteve të gomës me sistemin elektronik të makinës në kohë reale.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas