Aktualitet

Vetingu në polici, rrëzohet në parlament dekreti i Metës






               Publikuar në : 15:11 - 16/05/19 |
mapo.al

Mazhoranca rrëzoi sot në seancën plenare, dekretin e presidentit Ilir Meta, për rishqyrtimin e ligjit për vetting-un në polici. 79 deputetë votuan kundër dekretit, 11 votuan pro dekretit dhe 6 abstenim.


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj para se të niste votimi tha se për ligjin e vettingut në polici, kthyer sërish në Kuvend me dekret të Presidentit Ilir Meta, është harxhuar kohë e tepërt për një temë që nuk ekziston.

Lleshaj: “Është harxhuar kohë presidenciale për tu marrë me këtë temë, tani parlamentare, për një temë që nuk ekziston. Ligji nuk ndryshon në substancë, janë ndryshime të natyrës kozmetike që nuk prekin ligjin e vjetër. Ai parashikonte që ligji të kryehej për të gjithë punonjësit e policisë, dhe një komision të jashtëm, që do të kryente vlerësimin, edhe në ligjin e ri, është ky komision. Në fazën e dytë e të tretë të angazhohen punonjës që janë varësi të SHCBA, asnjë ndryshim nuk ka ligji i ri me të vjetrin.

Është përmendur merak se me ligjin e ri humbet pavarësia e organeve që do të bëjnë vettingun në policinë e shtetit. Edhe për merakun tjetër që hyn SHCBA në lojë, ka qenë e futur edhe me ligjin e parë, që nuk caktonte sa pjesëtarë ishin nga SHCBA, etj. Pse duhet rrëzuar ky argument, sepse në të kundërt rrëzojmë vettingun. Vettingu duhet të mbyllet në mars 2020, ndërsa ende nuk ka filluar dosja e parë. A mund të bëjë kush aritmetikë minimale për të thënë se mund të mbyllet vetting”, tha Lleshaj.


Etiketa: , ,

Pas