Thursday, June 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Seanca – Parlamenti nis me debat e bojkot

by mapo.al
14/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Këtë herë shkak për debatin është bërë LSI e cila ka mbetur e papërfaqësuar në komisionet parlamentare. PD kërkoi që séanca të pezullohej përkohësisht sa të dëgjoheshin kërkesat e LSI-së, ndërsa PS kërkoi shtyrjen e miratimit të anëtarëve për një ditë tjetër, e cila u pranua nga ana e zonjës Nikolli. Kjo solli bojkotin e grupit parlamentar të PD-së, por që nuk u ndoq nga katër deputetët e LSI-së, të cilët pretendojnë se kërkesa e tyre u plotësua nga ana e zonjës Nikolli

Ka nisur me debate dhe e shoqëruar më pas me bojkotin e opozitës séanca e tretë e legjislaturës së re të kuvendit të Shqipërisë. Megjithëse rregullorja e përcakton si seancë pa debat zgjedhjen e komisioneve parlamentare, pasi ato miratohen sipas propozimit të partive, ka qenë një kërkesë e LSI, e cila ka ndezur dhe një herë shkëndijën e sherrnajës mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti Petrit Vasili, lajmëroi në sallë se sekretaria e kuvendit, nuk i ka dërguar asnjë njoftim kësaj force politike dhe deputetëve të saj për emrat, dhe në këto kushte të katër deputetët e saj kanë mbetur pa përfaqësim në komisionet parlamentare. Kreu i grupit parlamentar të PD Alfred Rrushaj kërkoi që séanca të pezullohej dhe t’i jepej kohë LSI për të propozuar emrat. Në të njëjtin linjë ishte dhe Taulant Balla, por në ndryshim me Rrushajn kërkoi që kjo të bëhej në një seancë tjetër. Në fakt të njëjtën gjë kërkoi dhe LSI, siç e sqaroi më pas në një njoftim dërguar mediave.

Komisionet
Nga ana e saj PS pretendon se opozita ka më shumë deputetë nëpër komisione se sa i takojnë, dhe i takon asaj të lirojë asaj vendet ku një deputet përfaqëson forcën e tij politike në dy komisione. Opozita shprehet se ky veprim tenton të zvogëlojë përfaqësimin e saj në parlament. Në një kohë që i dha hua deputetët e saj, Fatmir Mediut dhe Shpëtim Idrizit për të krijuar grupet parlamentare, nuk e bëri këtë gjë dhe me LSI-në, aleaten në zgjedhje me të cilën duket se ka një ftohje. Kjo e penalizon këtë forcë politike, duke i mohuar të drejtën e përfaqësimit. Natyrisht, deputetët e saj mund të bëjnë kërkesë për të qenë anëtarë në komisione, por kjo varet në dëshirën e kryetares së kuvendit se ku i cakton, dhe nga ana tjetër zëri i tyre nuk ka të njëjtën peshë sikur të ishin pjesë e një grupi parlamentar. Nga ana e tij Rrushaj në emër të PD-së, do pranonte se kjo forcë politike nuk ka pasur komunikime me LSI. Një moskoordinim i tillë flet qartazi për ftohjen mes dy forcave politike. Por nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla thotë se do ketë dhe dy grupe të tjera parlamentare në kuvend, por pa përcaktuar nëse do i japë hua kjo forcë politike deputetë LSI-së për të ngritur grupin e saj parlamentar. Rregullorja e përcakton qartë se përfaqësimi në komisione, bëhet sipas peshës që zënë në kuvend grupet parlamentare. Nga ana tjetër nëse një forcë politike nuk ka grupin e saj parlamentar, mbetet pa zyrë dhe pa administratë ndihmëse në kuvendin e Shqipërisë.

Bojkoti
Vetë kryetari Basha është përfshirë në një debat me drejtuesen e seancës Lindita Nikolli, e cila nuk pranoi kërkesën e PD për të zhvilluar ditën e djeshme votimin, por për ta shtyrë në një ditë tjetër. Pas kësaj grupi parlamentar i PD-së dhe partive aleate braktisën seancën. Në bojkot u përfshi dhe Sali Berisha, lideri historik i PD-së, i cili në deklaratën e tij drejtuar kuvendit është deklaruar si anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Por në bojkot nuk u përfshi LSI dhe katër deputetët e saj, të cilët preferuan të qëndrojnë në sallë, megjithëse PD me anë të kreut të grupit parlamentar Rrushaj, pretendon se ka mbrojtur interesat e kësaj force politike me debatin e hapur. Nuk kemi pasur komunikim me LSI, pranuam kërkesën e LSI që ata të mund të marrin kohë në këtë seancë që dhe ata të zënë vendin e tyre. Kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga Partia Socialiste”, -tha Rushaj. Por ndryshe pretendon LSI e cila me anë të një njoftimi për media, shprehet se ka qenë Lindita Nikolli ajo që ka pranuar kërkesën për shtyrjen e seancës “Një sqarim lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme. Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër”, thuhet në reagimin e LSI.

Berisha: Do kërkoj shkarkimin e Bashës në këshill kombëtar
Ish-kryeministri Sali Berisha tha dje në Emisionin Çim Peka Live në Syri TV, se do të tentojë të rrëzojë Lulzim Bashën në këshillin kombëtar të PD. Berisha u shpreh se pas vendimit të marrë nga Kryetari Basha, në PD zotëron një situatë e rëndë, me grisje teserash dhe një debat që s’i dihet se ku do i dalë fundi dhe kjo e dëmton rëndë këtë forcë politike. Me sa duket Berisha do shfrytëzojë për këtë qëllim hapësirat që i jep neni 43 i statutit, pika e 2 dhe 3 e tij. Në pikën dy thuhet se “Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.

Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë” ndërsa germa “ç” e pikës 3 të këtij neni flet për mënyrën e shkarkimit të kryetarit “Shkarkimi i Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar”; Aktualisht këshilli kombëtar ka 486 anëtarë, nga të cilët 338 prej tyre zgjidhen nga Kuvendi Kombëtar ndërsa 148 të tjerë e përfitojnë anëtarësimin për shkak të statusit që kanë në hierarkinë e PD-së. Pra, me pak fjalë nga e gjithë kjo, Berishës i duhen së paku 244 vota për të shkarkuar nga pozicioni që mban aktualisht Lulzim Basha në PD.

Tags: bojkotParlamenti nis me debatseanca

JU SUGJEROJME

Akuzat e PD për tokën në bregdet, reagon për herë të parë ministrja Xhaçka
Aktualitet

Akuzat e PD për tokën në bregdet, reagon për herë të parë ministrja Xhaçka

23/06/2022
I kishte vendosur në emër të babait, Prokuroria i sekuestron 6 apartamente, 3 makina e disa garazhe
Aktualitet

I kishte vendosur në emër të babait, Prokuroria i sekuestron 6 apartamente, 3 makina e disa garazhe

23/06/2022
Arrestohet 41 vjeçarja në Voskopojë, burri: Më vodhi 28 milionë lekë
Aktualitet

Arrestohet 41 vjeçarja në Voskopojë, burri: Më vodhi 28 milionë lekë

23/06/2022
Borrell kritikon Bullgarinë: Nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka
Aktualitet

Borrell kritikon Bullgarinë: Nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka

23/06/2022
Next Post
Kancelarja Merkel sot në Tiranë, vizita e saj nis me takimin me Ramën

Kancelarja Merkel sot në Tiranë, vizita e saj nis me takimin me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e premte, 24 qershor 2022!
  • Akuzat e PD për tokën në bregdet, reagon për herë të parë ministrja Xhaçka
  • I kishte vendosur në emër të babait, Prokuroria i sekuestron 6 apartamente, 3 makina e disa garazhe
  • Arrestohet 41 vjeçarja në Voskopojë, burri: Më vodhi 28 milionë lekë
  • Borrell kritikon Bullgarinë: Nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In