Dy ish deputetë Arben Çuko dhe Arben Ndoka janë shoqëruar nga policia nga ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Sot është seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë. Emrat e dy ish deputetëve kanë dalë nga përgjimet që janë bërë.
Raportohet se gjate seances, Cuko dhe Ndoka kane kerkuar vecimin e ceshtjes nga grupi “Avdylaj” Sipas tyre, ata nuk kane lidhje me te arrestuarit e tjere…
Nderkohe, trupi gjykues eshte terhequr per te pranuar ose jo kerkesen e tyre